Dukagjini i Arbon Deskut kampion i Kosovës në vitin 1994, triumfuan në finale ndaj Flamurtarit të Munishit! Ja formacionet

Futboll

Dukagjini i Arbon Deskut kampion i Kosovës në vitin 1994, triumfuan në finale ndaj Flamurtarit të Munishit! Ja formacionet

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2021 Në ora: 19:14
Dukagjini i Arbon Deskut kampion i Kosovës në vitin 1994, triumfuan në finale ndaj Flamurtarit të Munishit! Ja formacionet

Dukagjini nga Klina sot është pjesë e elitës së futbollit të Kosovës.

KF Dukagjini është kampion i Kosovës për edicionin 1993-1994, në kohën kur ishte drejtor klubi Arbon Desku, veprimtar dhe donator i shquar në gjeneratën e sakrificës dhe kryetar ka qenë Mark Pernokaj.

Fundi i qershorit të vitit 1994, në kohën e okupimit, kur çdo gjë shqiptare sulmohej nga regjimi serb, në fshatin Zllakuçan, u zhvillua finalja e madhe e play-off-it të Kampionatit të Kosovës, mes Dukagjinit dhe Flamurtarit të Prishtinës.

Dukagjini triumfoi me rezultat 1:0 falë golit të Agron Gashit i cili shënoi pas harkimit të futbollistit Fisnik Lyta në minutën e 50-të. 

Në radhët e Dukagjinit u paraqitën edhe disa lojtarë të njohur, si portieri Florent Karahoda, futbollistët Bashkim Idrizi, Fisnik Lyta etj. duke e mposhtur Flamurtarin e Ismet Munishit, Bejtush Bejtës, Agim Hasanit, Bekim Mulliqit, Habib Krasniqit, Ali Osmanit, Enver Prapashticës, Ilir Shuletës, Përparim Buzakut, Emin Bajramit etj.  

Dukagjini u bë kampion i Kosovës në edicionin 1993-1994, për herë të parë në histori të ekzistimit si klub. Ky ishte kampionati i tretë i pavarur i Kosovës pas ndarjes nga ish Jugosllavia.

Dukagjini – Flamurtari 1:0, 26 qershor 1994 

Fusha në Zllakuqan.
Gjyqtarë: Skënder Hoxha, Nexhmedin Bunjaku, Iljaz Spahiu.
Shënues: Gashi (50’).
Kartona të verdhë: Prapashtica.
Dukagjini: Karahoda, Marniku, Shala, Lazri, Maxharaj, Idrizi, Bekaj, Morina (Krasniqi), Gashi (Gegaj), Elezi dhe Lyta.
Flamurtari: Mulliqi, A. Krasniqi, H. Krasniqi, Osmani, Hasani, Shuleta, E. Prapashtica (Plepolli), Buzaku (Syla), Bajrami, Bejta dhe Munishi. Formcionet janë publikuar në gazetën "Bujku" nga gazetarët Mustafë Lecaj dhe Blerim Vula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat