​Shqipëria shkel San Marinon dhe merr pozitën e dytë në grupin I

Futboll

​Shqipëria shkel San Marinon dhe merr pozitën e dytë në grupin I

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 21:51
Kombëtarja Shqiptare

(E plotësuar) - Shqipëria ka bërë një paraqitje fantastike dhe e ka mposhtur San Marinon me rezultat të thellë 5-0 në “Air Albania”.

Kuqezinjtë shënuan vetëm një gol në pjesën e parë më anë të Rey Manajt në minutën e 38’, por i realizuan edhe katër të tillë në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Laci, Broja, Hysaj dhe Uzuni u shënuar në listën e realizatorëve në pjesën e dytë për t’i siguruar tri pikët e radhës shumë të rëndësishme.

Grupi I kryesohet nga Anglia me 18 pikë, ndërsa Shqipëria tani është në vendin e dytë me 12 pikë, dy më shumë se Polonia e vendit të tretë.

***

Shqipëria është duke bërë paraqitje të shkëlqyer ndaj San Marinos.

Kuqezinjtë janë duke avancuar tashmë me rezultat të thellë 4-0.

Image

Armando Broja dhe Elseid Hysaj kanë realizuar brenda pesë minutave 61’ dhe 66 për 4-0.

**

Shqipëria e ka dyfishuar epërsinë ndaj San Marinos në 2-0.

Në minutën e 58 të ndeshjes për 2-0 ka realizuar Laci.

Asistues i goli ishte Armando Broja i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 46’.

***

Në stadiumin “Air Albania” ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe San Marinos.

Skuadra e trajneri Edi Reja ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0.

Golin e vetëm e ka realizuar Rey Manaj pas 32’ minutave lojë.

31' GOOOL - Rey Manaj zhbllokon rezultatin

29' Katër korne të gjuajtura nga kombëtarja e Shqipërisë por pa rezultat

26' Manaj godet nga jashtë zone, topi bie mbi kurrizin e lojtarit kundërshtar dhe shkon në fundore

21' Lojtarët e Edi Reja nuk ndalin ritmin, vazhdojnë sulmet ndaj kundërshtarëve. Portat mbeten të paprekura.

18' Kuqezinjtë qarkullojnë topin në mesfushë. Përpiqen të gjejnë mënyra kalimi në zonën e San Marinos

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat