Belgjika në krye, Shqipëria e 66-ta

Futboll

Belgjika në krye, Shqipëria e 66-ta

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 11:50
Belgjika në krye, Shqipëria e 66-ta

Belgjika vijon të prijë në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, me Shqipërinë që është ngritur për tri pozita, pas publikimit të renditjes më të re nga shtëpia e futbollit botëror të enjten.

Kombëtarja kuqezi zë vendin e 66-të në renditjen e re të FIFA-s tani.

Shqipëria i fitoi 8.90 pikë në renditjen e re, falë fitoreve kundër Hungarisë dhe San Marinos në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në shtator.

Në renditjen e kaluar, publikuar në gusht, Shqipëria renditej e 69-ta.

Ndërkohë, renditjes i prin Belgjika, ndërsa Anglia e ka kaluar Francën në vendin e tretë. I dyti mbetet Brazili.

Italia, kampionia e Evropës, ngel e pesta përkundër rezultateve të vazhdueshme pozitive dhe rekordit prej 37 ndeshjeve radhazi pa humbje.

Argjentina në vendin e gjashtë, Portugalia në të shtatin, Spanja në të tetin, Meksika në të nëntin dhe Danimarka e 10-ta e mbyllin top 10-shën e renditjes së FIFA-s.

Renditja e re e FIFA-s do të publikohet më 21 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat