Prishtina – Gjilani, formacionet zyrtare

Futboll

Prishtina – Gjilani, formacionet zyrtare

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 15:23
Prishtina – Gjilani, formacionet zyrtare

Pas tri ndeshjeve të ditës së djeshme, në program janë edhe dy të tjera gjatë ditës së sotme.

Prishtina – Gjilani dhe Ulpiana – Drenica pritet të jenë dy takime shumë interesante.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra nga kryeqyteti do të kërkojë fitoren e parë në këtë edicion pas startit të keq, me dy humbje dhe një barazim.

Në anën tjetër, Gjilani kërkon të kthehet po ashtu tek fitorja pas barazimit me Dukagjinin.

Drenica synon që të vazhdojë me formën pozitive në këtë kampionat, atje ku me një fitore të mundshme do të kalojë në vendin e parë.

Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj një kundërshtari siç është skuadra e Ulpianës.

Prishtina – Gjilani 16:00

Formacionet zyrtare:

Prishtina:Halimi, Krasniqi,Vangjeli, Mici, Atanda, Shabani, Boshnjaku, Krasniqi, Avdyli, Hoti,  Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Halili, Prekazi, Hoxha, Progni, Hajdari, Dabiqaj, Krasniqi, Useini, Musolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat