U godit me top nga Ronaldo, Nobile: E pyeta a kam vdekur?

Futboll

U godit me top nga Ronaldo, Nobile: E pyeta a kam vdekur?

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 16:04
Marisa Nobile

Është një moment që mund të përfundonte shumë keq për sulmuesin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo që e goditi një nga sigurimet direkt në kokë.

Derisa praktikonte gjuajtjet drejtë portës, portugezi e goditi sigurimen, Marisa Nobile.

Nobile ka thyer heshtjen për herë të parë ku zbuloi se njëherë mendoi se ka ndërruar jetë.

“Kur më goditi topin ishte gjuajtje e plotë. Më goditi në kokë dhe përfundova në tokë”.

“Sapo pashë Ronaldon mbi mua thashë: Oh Zoti im, a vdiqa”.

“Ronaldo tha: Jo, jo, më falni. Çfarë po ndodh? A je mirë?”.

“Isha në dhimbje të madhe, Zoti im. Thashë më shumë ose pak ballaballa! Por, pastaj e pashë Ronaldon dhe kokë dhimbja shkoi”.

Sidoqoftë, Ronaldo në fund ia dha fanellën asaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat