Prishtina në krizë, Gjilan shmang humbjen në finish

Futboll

Prishtina në krizë, Gjilan shmang humbjen në finish

Nga: K. G. Më: 16 shtator 2021 Në ora: 18:07
Prishtina në krizë, Gjilan shmang humbjen në finish

Kampioni në fuqi, Prishtina, nuk e thyen zinxhirin e rezultateve të dobëta në BKT Superligën e Kosovës. Prishtinës në krizë, Gjilan shmang humbjen në finish!

Bardhekaltrit nuk këndellen, lëshojnë fitoren e parë nga dora në minutat e fundit.

Gjilani shmang humbjen, barazon në fund me rezultat 1:1 me Prishtinën, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Besnik Krasniqi në minutën e 83-të shënoi nga penalltia për epërsinë e kampionit, por gjilanasit barazojnë në fund.  Penalltia u akordua pas shikimit të VAR-it.

 Albert Dabiqaj heroi i Gjilanit në frymën e fundit të ndeshjes, duke barazuar në 1:1 në minutën e 90+5. 

Një barazim që e bën me dhimbje koke kryetrajnerin e Prishtinës, Zekirija Ramadani, ndërsa homologu i tij, Ismet Munishi realizon qëllimin e tij.
Gjilani renditet në pozitën e 6-të me 6 pikë, ndërsa Prishtina në vend të 8-të me 2 sosh.

BKT Superliga e Kosovës

Prishtina-Gjilani    1:1    
Ulpiana- Drenica    0:1
Drita – Ballkani 0:0
Llapi – Malisheva 0:3
Feronikeli – Dukagjini 1:0

Tabela

1. Drenica    4    3    1    0    6:3    10
2. Ballkani    4   2    2    0    6:4    8
3. Drita    4    2    2    0    7    3:1 8
4. Malisheva    4    2    1    1    7:3 7
5. Feronikeli    4    2    0    2    4:3   6
6. Gjilani    4   1    3  0  3:2 6
7. Dukagjini    3    0    2    2    3:5    2
8. Prishtina    4    0    2    2   3:5   2 
9. Llapi    4    0    2    2      1:6   2        
10. Ulpiana    3    0    1    3    4:8    1
Në javën e pestë do të takohen: Ballkani - Llapi, Malisheva - Feronikeli, Dukagjini - Prishtina, Drenica - Drita dhe Gjilani - Ulpiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat