Pochettino për Ramos-in: Jam në errësirë totale

Futboll

Pochettino për Ramos-in: Jam në errësirë totale

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 22:57
Pochettino për Ramos-in: Jam në errësirë totale

Sergio Ramos ende nuk ka një datë të shënuar se kur do ta bëjë debutimin e tij në Paris Saint-Germain, me trajnerin Mauricio Pochettino që pranoi se është “në errësirë të informacioneve” kur bëhet fjalë për rikuperimin e mbrojtësit spanjoll nga një dëmtim i kyçit të këmbës.

Ish -kapiteni i Real Madridit e kompletoi transferimin e tij në Francë si një lojtar i lirë gjatë verës.

Por ende nuk do të veshur ngjyrat e klubit të tij të ri dhe mbetet i bllokuar pa e ditur se kur do të mund të luajë.

Një problem nervoz i muskujve po e frustron qendërmbrojtësin 35-vjeçar, dhe të gjithë të tjerët në “Parkun e Princave, me Pochettino të pasigurt se kur fituesi i Kupës së Botës do të hyjë në garë për një vend në planet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat