Prishtina shijon fitoren e parë, Dukagjini në krizë të rezultateve 

Futboll

Prishtina shijon fitoren e parë, Dukagjini në krizë të rezultateve 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2021 Në ora: 16:59
Prishtina shijon fitoren e parë, Dukagjini në krizë të rezultateve 

Prishtina shijon fitoren e parë në elitën e futbollit të Kosovës.

Kampioni në fuqi ka shënuar fitore në Klinë me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit, në takimin e javës së pestë.

Në minutën e 35-të, dukagjinasit kaluan në epërsi me golin e Ardin Dallku, i cili ishte i saktë me kokë. 

Në minutën e 61-të, Prishtina barazon rezultatin duke iu falënderuar golit të Mendurim Hoti, i cili nga rreth 12-13 shënoi gol të bukur. Elton Basriu në minutën e 78-të, luan me dorë, Mervan Bejtullahu akordon penallti për Prishtinën pasi rishikoi VAR-in.

Besnik Krasniqi u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 81-të dhe i siguroi fitoren Prishtinës.

Dukagjini renditet në vend të tetë me 2 pikë dhe Prishtina një pozitë më lart me pesë sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat