United identifikon pasuesin e Pogbas

Futboll

United identifikon pasuesin e Pogbas

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 18:15
Paul Pogba

Manchester United është shumë i interesuar për transferimin e yllit të Borussia Drotmundit, Jude Bellingham si pasuesi adekuat i Paul Pogba.

Bellingham ka arritur të shkëlqejë të Borussia Dortmund, ku shihet si ndër talentët më të mirë në botë.

Sipas Todo Fichajes, e ardhmja e Pogba për momentin është në dyshime.

Francezi është në vitin e fundit të kontratës dhe “Djajtë e Kuq” ende nuk e dinë nëse do rinovojë kontratën për të mbetur në “Old Trafford”.

Në rast që Pogba largohet, Bellingham shihet si lojtari më adekuat për ta zëvendësuar shkaku që ka kualitet të lartë në mesfushë për krijimin e rasteve dhe do ishte i duhuri për shumë vite.

Sidoqoftë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se shumë klube angleze e duan mesfushorin./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat