​Barcelona shpëton nga humbja në finish të ndeshjes

Futboll

​Barcelona shpëton nga humbja në finish të ndeshjes

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 23:03
Foto

Barcelona dhe Granada kanë luajtur sonte baras 1:1, në kuadër të xhiros së pestë të La Ligës së Spanjës në futboll.

Mysafirët erdhën të parët në epërsi me golin e Domingos Duarte në minutën e dytë.

Katalanët arritën të barazojnë shifrat vetëm në minutën 90 përmes Ronald Araujo, duke shpëtuar kështu nga humbja e papritur.

Pas këtij barazimi Barcelona renditet e shtata në tabelë me tetë pikë. Granada ndërkaq është në zonën e rrezikshme, përkatësisht e shtatëmbëdhjeta, me vetëm tri pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat