Messi i pakënaqur me zëvendësimin, Pochettino tregon se është ai “bosi”

Futboll

Messi i pakënaqur me zëvendësimin, Pochettino tregon se është ai “bosi”

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 00:12
Messi

Mauricio Pochettino bëri një nga lëvizjet më të guximshme të karrierës së tij, kur kur vendosi të hiqte na loja Lionel Messin, në minutën e 76-të, në përballjen kundër Lyonit, të dielën në mbrëmje.

Rezultati ishte 1-1, kur trajneri argjentinas zgjodhi të hidhte në fushë Achraf Hakimin në vend të një prej lojtarëve më të mëdhenj në botë. Problemi ishte se Messi nuk ishte dakord me këtë vendim. Pyetja në këtë rast shtrohet: ku e gjeti kurajën Pochettino të ulte autoritetin e Messit?

E vërteta, në fakt, është paksa ndryshe nga ç’mund të jetë jetë perceptuar. Në minutën e 72-të, kamerat e fokusuan Messin duke përkulur gjurin e majtë, sikur të ishte duke ndier një problem fizik. Më pas ai komunikoi me gjeste me stafin teknik, që e sinjalizoi se ndihej mirë. Pochettino, gjithsesi, e zëvendësoi me Hakimin në minutën e 76-të dhe Messi u pa qartë se ishte kundër vendimit të trajnerit, të cilit nuk i dha as dorën në momentin e daljes nga fusha. Edhe lojtarët në stolin e PSG u kapën në befasi nga ajo që ndodhi.

Pochettino, në prononcimin pas ndeshjes, mbrojti vendimin e tij, duke dhënë, në njëfarë mënyrë, një mesazh për 6 herë fituesin e Topit të Artë.

“Janë vendime që dikush duhet t’i marrë për ekipin. Të gjithë e dinë që kemi lojtarë të mëdhenj, por dikush duhet të bëjë zgjedhje. Ndonjëherë vendimet janë pozitive ose jo, por kjo është arsyeja pse një skuadër futbolli ka një trajner. Mund të pajtoheni me një vendim ose jo. E pyeta Messin si ndihej dhe ai me tha se ishte mirë, pa probleme. Messi është një lojtar i madh. Kemi pesë zëvendësime në dispozicion dhe është e qartë se lojtarëve nuk u pëlqen të dalin nga fusha. Dikush duhet të marrë vendime. Unë jam në stol për të marrë vendime. Askush nuk duhet të shqetësohet për reagimin e tij.”

Më shumë se për polemikat që mund të shkaktonte, Pochettino duket se ka qenë i shqetësuar për gjurin e majtë të Messit. Përballë Lyonit, ishte takimi i parë i Messit në “Parc des Princes”. Argjentinasi u aktivizua në minutën e 26-të në takimin, që u fitua 0-2 ndaj Reims, dhe titullar në takimin e Championsit ndaj Club Brugge, i përfunduar 1-1.

Sipas statistikave të përpiluara nga Transfermarkt, Messi është zëvendësuar në vetëm katër raste që nga sezoni 2017-18 dhe 71 herë në 804 paraqitjet e tij në karrierë për Barcelonën dhe PSG në të gjitha garat (8.8 për qind e ndeshjeve të tij).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat