PSG e konfirmon

Futboll

PSG e konfirmon

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 17:38
PSG e konfirmon

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së fundjavës ndaj Lyonit dhe pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Metzit në Ligue 1.

Trajneri i PSG-së, Pochettino në ndeshjen derbi ndaj Lyonit vendosi të zëvendësoj Messin kur rezultati ishte i barabartë 1-1.

Megjithatë, pas shumë reagimeve trajneri argjentinas duket se pati të drejtë pasi Messi kishte një lëndim të vogël që po e shqetësonte.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga vet faqja zyrtare e Paris Saint-Germainit.

“Lionel Messi, pas goditjes së marrë në gjurin e tij të majtë, bëri një MRI këtë mëngjes e cila konfirmon shenjat e mavijosjes së kockave. Një ekzaminim pasues do të kryhet në 48 orë”, thuhet në njoftim.

“Sipas mediave, Messi do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të PSG-së ndaj Metz në Ligue, takim që zhvillohet nesër (e mërkurë)”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat