La gruan për mbesën e saj që tani pret fëmijën, si nisi historia e pabesueshme e tradhtive familjare

Futboll

La gruan për mbesën e saj që tani pret fëmijën, si nisi historia e pabesueshme e tradhtive familjare

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 18:52
La gruan për mbesën e saj që tani pret fëmijën, si nisi historia e pabesueshme dhe tradhtive familjare

Futbollisti brazilian Hulk do të bëhet baba sërish, por kësaj here me mbesën e ish-gruas së tij. Dje futbollisti 35-vjeçar njoftoi se gruaja e tij e fundit Camila po pret një fëmijë.

Por edhe pse ata janë të lumtur tani, marrëdhënia e tyre ka kaluar përmes shumë peripecish. Camila, 32-vjeçare, është mbesa e ish-gruas së sulmuesit, Iran Angelo.

Hulk i cili tani luan për Atletico Mineiro, u martua 12 vite më parë.

Kjo lidhje shokoi gjithë botën e futbollit amerikano-latin dhe jo vetëm, pasi shihej si një tradhti e rëndë bashkëshortore.

Hulk, emri i vërtetë i të cilit është Givanildo Vieira de Sousa, besohet se i dha fund martesës së tij në vitin 2019.

Dhe pak më vonë njoftoi se ishte lidhur me mbesën e gruas së tij. Camila dhe Iran kishin një lidhje shumë të ngushtë me njëra-tjetrën si mbesa dhe tezja, por familja e tyre u shkatërrua për shkak të kësaj lidhjeje.

Sipas medieve braziliane, vetë Hulk thirri prindërit dhe vëllain e Camila-s për t’i treguar për lidhjen e tyre, dhe madje e publikoi vetë në media sepse nuk donte të mbante asgjë të fshehtë.

Po ashtu Camila vetë nëpërmjet një letre të hapur në Instagram i shkruante tezes: "Teze Iran, ti e di që të dua shumë, por ndonjëherë zemra nuk kontrollohet. Ndjesë për gjithçka”.

Ndërsa Hulk nga ana tjetër tha për mediat se martesa e tyre nuk funksiononte prej kohësh: “Kam gjithë martesën që e tradhtoj Iran, kemi qenë single në një lidhje. Ajo donte vetëm statusin e të qenit gruaja e Hulk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat