PSG shpreson që Messi të rikthehet ndaj Manchester Cityt

Futboll

PSG shpreson që Messi të rikthehet ndaj Manchester Cityt

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:57
PSG shpreson që Messi të rikthehet ndaj Manchester Cityt

Lionel Messi pritet të mungojë më gjatë se sa është pritur, shkaku i lëndimit që pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Lyonit.

Tashmë dihet se Messi do t’i mungojë Paris Saint-Germainit sonte ndaj Metz.

“L’Equipe” raporton se sulmuesi argjentinas do të mungojë edhe ndaj Montpellierit, më 25 shtator.

Ndërkohë, PSG shpreson që 34-vjeçari do të jetë i gatshëm më 28 shtator, për ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor nesër, teksa mendohet se mungesa në dy ndeshje do t’i ndihmojë që të shërohet plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat