Bernd Leno i lirë të largohet në janar

Futboll

Bernd Leno i lirë të largohet në janar

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 10:43
Bernd Leno

Arsenali thuhet se do ta bëjë portierin Bernd Leno të disponueshëm për transferim pasi gjermani humbi vendin e tij në ekip ndaj nënshkrimit të ri, Aaron Ramsdale.

Kishte pasur një konfuzion mbi vendimin e “Topçinjve” për të nënshkruar me portierin, Aaron Ramsdale për 30 milion funte nga Sheffield United, megjithatë portieri 23-vjeçar anglez ka filluar përpara Leno në fitoret e fundit 1-0 kundër Norwich dhe Burnley.

“Eurosport” tani ka raportuar se skuadra e Mikel Arteta mund të ndahet me portierin gjerman, pasi spanjolli synon të vazhdojë rishikimin e tij të skuadrës në 2022.

Thuhet se blerja e Ramsdale ishte për të ulur moshën e skuadrës duke përmirësuar bërthamën e tyre të skuadrës.

Tani 29-vjeçari Leno nuk ka gjasa të qëndrojë përtej këtij sezoni dhe klubi është i hapur për oferta për të pasi dritarja të rihapet në janar.

Leno i’u bashkua Arsenalit nga Bayer Leverkusen për 22.5 milion funte në verën e vitit 2018.

Që atëherë ai ka vazhduar të bëjë 120 paraqitje për “Topçinjtë”, duke e mbajtur vendin numër një përpara emrave si Emiliano Martinez, Runar Alex Runarsson dhe Mat Ryan.

Ai gjithashtu filloi tre ndeshjet e para të Arsenalit këtë sezon, të cilat “Gunners” pësuan tre disfata.

Përndryshe, Ramsdale ka mbajtur tre porta të paprekura në tre ndeshjet e para me Arsenalin, aq sa kishte mbajtur portieri Bernd Leno në 14 ndeshjet paraprake. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat