Drita - Gjilani, derbi i çmendur, formacionet

Futboll

Drita - Gjilani, derbi i çmendur, formacionet

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 14:32
Drita – Gjilani, derbi i çmendur, formacionet

Java e gjashtë në elitën e futbollit përmbyllet me tri super sfida që do të zhvillohen ditën e sotme.

Padyshim që vëmendja e gjithë adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në kryeqytet, ku do të zhvillohet derbi më i madh lokal në Kosovë, mes Dritës dhe Gjilanit.

Ndeshje shumë interesante na pret edhe në Drenas, ku Feronikeli dhe Prishtina përballen mes vete.

Ndërkohë ndeshja e fundit për këtë xhiro, por jo nga rëndësia zhvillohet në Malishevë.

Malisheva që ka debutuar në Superligë është nikoqir i liderit të Superligës, Ballkanit.

Drita – Gjilani 15:00

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Blakçori, Broja, Jashari, Ajzeraj, Muja, Fazliu, Tahiri.

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Useini, Halili, Prekazi, Hoxha, Hajdari, Dabiqaj, Musolli, Progni, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat