​Guardiola para sfidës më PSG-në: Presim që Messi të luajë, u befasova kur e braktisi Barçën

Futboll

​Guardiola para sfidës më PSG-në: Presim që Messi të luajë, u befasova kur e braktisi Barçën

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 16:11
​Guardiola para sfidës më PSG-në: Presim që Messi të luajë, u befasova kur e braktisi Barçën

Pep Guardiola thotë se shpreson që Lionel Messi të jetë i aftë për të luajtur të martën ndërsa përgatit skuadrën e tij të Manchester Cityt për t’u përballur me Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Messi është në dyshim për ndeshjen e së martës pasi ai humbi ndeshjen e PSG-së ndaj Montpellierit këtë fundjavë për shkak të një lëndimi në gjurin e tij.

Sidoqoftë, ai u pa duke marrë pjesë në stërvitje të hënën, duke rritur shanset e tij që të përballet me ish-trajnerin e tij të Barcelona Pep Guardiolan, përcjellë KosovaPress.

Nëse ia del të rikuperohet, Messi do të përballet me një skuadër të menaxhuar nga Guardiola për herë të parë që nga fazat e grupeve në vitin 2016, kur ai udhëhoqi shfaqjen në “Nou Camp” me tre gola dhe një asistim në fitoren 4-0 të Barcelonës ndaj Cityt..

Duke reflektuar mbi marrëdhënien e tij me Messin, Guardiola tha: "Unë mendoj se ky lloj lojtari flet vetë në fushë, nuk kam pse të shtoj diçka tjetër.”

"Ne ishim me fat që e pamë atë gjatë këtyre 16 viteve ose sado e gjatë që të jetë karriera e tij, Messi flet vetë. Nuk duhet ta përshkruaj apo të flas për të. Karriera e tij është e jashtëzakonshme. Shpresoj se nesër ai mund të luajë për të mirën e lojës."

Më tutje Guardiola tha se ishte i befasuar me largimin e Messit nga Barcelona.

“Ishte befasi për të gjithë, por ajo që ndodhi, ndodhi dhe tani të gjithë e pranojnë atë. Kohë më parë kjo nuk mund të imagjinohej por tani u bë realitet. Gjëja më rëndësishme tani është që ai të jetë i lumtur në PSG.”, tha në fund Guardiola.

PSG dhe City përballen të martën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat