Një miliardë euro klauzolë anti-PSG

Futboll

Një miliardë euro klauzolë anti-PSG

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:41
Një miliardë euro klauzolë anti-PSG

Nëse Reali po bën të pamundur për t’i rrëmbyer Kilië Mbapenë PSG-së, nga ana tjetër klubi “merengues” i druhet një kundërsulmi të Parisit.

Ndaj, sipas mediave spanjolle Reali po bën gati një lëvizje paraprake për t’i ndaluar Parisit që t’i “zhvatë” lojtarët e tij. Fokusi i Realit të Madridit është te braziliani Vinicius, i cili shihet si një nga objektivat e mundshëm të PSG-së.

Për momentin, Vinicius ka një klauzolë largimi nga Reali që arrin shifrën e 700 milionë eurove.

Por madrilenët janë gati ta çojnë në 1 miliard euro këtë klauzolë me qëllim që ta mbajë larg brazilianit klubin e sheikëve. Ndërkaq, Viniciusi pritet që shumë shpejt të firmosë një kontratë të re me Realin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat