Milan – Atletico Madrid, statisktikat

Futboll

Milan – Atletico Madrid, statisktikat

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 13:35
Milan – Atletico Madrid, statisktikat

Rikthimi i Champions League me ndeshjet e dyta në fazën e grupeve ofron disa ndeshje mjaft interesante, ku një prej tyre është edhe Milan – Atletico Madrid e cila do të luhet në “Giuseppe Meazza” në orën 21:00.

“Kuqezinjtë” për këtë përballje do të rreshtohen me skemën e përhershme nga ardhja e Piolit në stol, 4-2-3-1 dhe në krahun tjetër “Los Colchoneros” me skemën 3-5-2, shkruan Albeu.com.

Në mungesë të Zlatan Ibrahimovic, sulmin e Milanit pritet ta udhëheqë i rikuperuari, Olivier Giroud, i cili do të mbështetet nga Rebic, Saelemaekers dhe Diaz. Në krahun tjetër i sigurtë në sulm është Suarez, e partner më të do të jetë një mes Felix dhe Griezmann, me portugezin që duket me i avantazhuar.

Për ekipin e Stefano Piolit, Ibra nuk është mungesa e vetme, pasi të gatshëm për këtë ndeshje nuk do të jenë, Tiemoue Bakayoko, Rade Krunic, Alessandro Florenzi, dhe Simon Kjaer që mbetet në dyshim. Spanjollët vijnë me vetëm dy mungesa, Thomas Lemar i dëmtuar dhe Stefan Savic i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit.

Në 7 ndeshjet e fundt të Atleticos në Chmapions League janë shënuar më pak se 2.5 gol dhe ekipi i Semeone ka dështuar të shënojë në 3 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.

Milani i rikthyer pas shumë sezonesh në Ligën e Kampionëve ka humbur ndeshjen fundit e përballë Liverpoolit, por gjithashtu vjen pas dy humbjeve në sezonin e fundit kur ishte pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat