Franca spektakolare, nga 0:2 në 3:2, në finale ndeshet me Spanjën

Futboll

Franca spektakolare, nga 0:2 në 3:2, në finale ndeshet me Spanjën

Nga: Kemajl Goca Më: 7 tetor 2021 Në ora: 21:24
Franca spektakolare, nga 0:2 në 3:2, në finale ndeshet me Spanjën

(E plotësuar) - Franca ka shënuar fitore në frymën e fundit me rezultat 3:2 ndaj Belgjikës, në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së kombeve në futboll. 

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Juventusit përkatësisht në Torino. 

Ndeshje e madhe nga të dy kombëtaret, me përmbysje spektakolare.

Image

Belgjika avancoi me 2:0 por mposhtet me 2:3 nga kampioni në fuqi i botës.

Franca ndeshet në finale me Spanjë, e cila luhet me 10 tetor në orën 20.45.

Raste e gola në përballjen Belgjikë - Francë!

Belgjika udhëhoqi me 2:0 në 45 minutat e parë, por pjesa e dytë ishte në favor të Francës e cila barazon rezultatin 2:2 në minutën e 69-të dhe në fund fiton me 2:3.. 

Në minutën e 4-të, de Bruyne nuk shënoi nga rreth 4-5 metra, portieri Lloris me mund të madh shpëton Francën. 

Carrasco në minutën e 37-të, godet bukur dhe e lë të heshtur portierin Lloris, i cili vetëm me sy e përcolli topin se si futet në këndin e poshtëm të djathtë, 1:0.

Në minutën e 41-të, Romelu Lukaku nga afërsia, nga këndi i vdekur, me goditje të fortë e në pjesën e sipërme të portës së majtë, shton epërsinë në 2:0. 

Në minutën e 59-të, Mbappe depërton për bukuri, asiston deri të Griezmann i cili nga 3-4 metra gjuan jashtë portës.

Karim Benzema në minutën e 62-të, shfaq cilësitë e tij, në mesin e 4-5 mbrojtësve, godet nga 13-14 metra duke plasuar topin në këndin e poshtëm të majtë dhe ngushton rezultatin 2:1. 

Në minutën e 69-të, Kylian Mbappe shënon nga penalltia, barazon 2:2. Gjyqtari më parë shikoi VAR-in dhe gjykoi penallti. 

Në minutën e 74-të, de Bruyne godet nga rreth 20 metra por Lloris me maje të gishtërinjve dëbon topin në korne.

Në minutën e 90-të, Pogba godet nga gjuajtja e lirë, topi godet shtylla ku bashkohen, fat i madh për Belgjikën.

Theo Hernandez në minutën e 90+1 nga rreth 15 metra shënon gol të bukur në këndin e majtë, 2:3 për Francën.

Belgjika - Franca 2:3
Stadiumi “Allianz Stadium” në Torino.
Gjyqtar: D. Siebert (Gjermania).
Shënues: Carrasco (37’), Lukaku (41’) – Benzema (62’), Mbappe (69’-nga penalltia), Hernandez (90+1’).
Kartona të verdhë: Alderweirel.
Belgjika: Courtois - Alderweireld, Denayer, Vertonghen – Castagne (Batshuayi 90+2’), Witsel, Tielemans (Vanaken 70’), Carrasco - De Bruyne, R. Lukaku, E. Hazard (Trossard 74’).
Franca: Lloris - Koundé, Varane, Hernandez – Pavard (Dubois 90+2’), Pogba, Rabiot (Tchouameni 76’), Theo, Griezmann – Benzema (Veretout 90+7’), Mbappe.

90+1, Theo Hernandez nga rreth 15 metra shënon gol të bukur në këndin e majtë, 2:3 për Francën.

 88' Ndeshja edhe më tej, 2:2.

86' Fat për Belgjikën, Mbappe gjuan nga 14 metra dhe topi shkon jashtë portës.

85'  Lojë me ritëm nga të dy palët.

81' Belgjika në presion të madh.

77' Ndeshje më shumë mundësi mund të shkojë në vazhdime.

Belgjika - Franca 2:2
Stadiumi “Allianz Stadium” në Torino.
Gjyqtar: D. Siebert (Gjermania).
Shënues: Carrasco (37’), Lukaku (41’) – Benzema (62’), Mbappe (69’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Alderweirel.
Belgjika: Courtois - Alderweireld, Denayer, Vertonghen - Castagne, Witsel, Tielemans (Vanaken 70’), Carrasco - De Bruyne, R. Lukaku, E. Hazard (Trossard 74’).
Franca: Lloris - Koundé, Varane, Hernandez - Pavard, Pogba, Rabiot (Tchouameni 76’), Theo, Griezmann - Benzema, Mbappe.

73' De Bruyne godet nga rreth 20 metra por Lloris me maje të gsihtërinjve dëbon topin në korrne.

72' Franca shumë e frikshme në pjesën e dytë.

Belgjika - Franca 2:2

Stadiumi “Allianz Stadium” në Torino.
Gjyqtar: D. Siebert (Gjermania).
Shënues: Carrasco (37’), Lukaku (41’) – Benzema (62’), Mbappe (69’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Alderweirel.
Belgjika: Courtois - Alderweireld, Denayer, Vertonghen - Castagne, Witsel, Tielemans (Vanaken 70’), Carrasco - De Bruyne, R. Lukaku, E. Hazard.
Franca: Lloris - Koundé, Varane, Hernandez - Pavard, Pogba, Rabiot, Theo, Griezmann - Benzema, Mbappe.

69' Kylian Mbappe shënon nga penalltia, barazon 2:2. Gjyqtari më parë shikoi VAR-in dhe gjykoi penallti. 

62' Karim Benzema shfaq cilësitë e tij, në mesin e 4-5 mbrojtësve, godet nga 13-14 metra duke plasuar topin në këndin e poshtëm të majtë dhe ngushton rezultatin 2:1. 

58' Mbappe depërton për bukuri, asiston deri të Griezmann i cili nga 3-4 metra gjuan jashtë portës.

57' Franca ka telashe të mëdha.

54' Lojë e hapur nga të dy palët, Pogba mjaft i rrezikshëm nga radhët e "Gjelave!".

51' Lojë e madhe e Belgjikës.

49' Pogba gjuan me kokë mbi portën e Belgjikës.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

44’ Kampioni i botës në presion, është në disavantazh.

41’ Romelu Lukaku nga afërsia nga këndi i vdekur, me goditje të fortë e në pjesën e sipërme të portës së majtë, shton epërsinë në 2:0. 

Belgjika - Franca 2:0

Stadiumi “Allianz Stadium” në Torino.
Gjyqtar: D. Siebert (Gjermania).
Shënues: Carrasco (37’), Lukaku (41’).
Belgjika: Courtois - Alderweireld, Denayer, Vertonghen - Castagne, Witsel, Tielemans, Carrasco - De Bruyne, R. Lukaku, E. Hazard.
Franca: Lloris - Koundé, Varane, Hernandez - Pavard, Pogba, Rabiot, Theo, Griezmann - Benzema, Mbappe.

37' Carrasco godet bukur dhe e lë të heshtur portierin Lloris, i cili vetëm me sy e përcjell topin si futet në këndin e poshtëm të djathtë,

35' Vetlm një rast ideal deri me tash, ai i de Bruyne.

33' Të dy Kombëtaret luajnë me kujdes të shtuar.

27' Nuk ka gola ende në sfidën Belgjika - Franca.

24' Lojë me rivalitet.

22' Belgjika - Franca 0.0.

20' Mbappe e Benzema synojnë sa më parë të të shënojnë.

16' Lojë e luftuar nga të dy palët.

11' Belgjika herë - herë po tregohet sulmuese.

7' Edhe Franca mjaft e mirë.

4' Atmosferë e mirë në Torino. De Bruyne nuk shënoi nga rreth 4-5 metra, Lloris me mund të madh shpëton Francën. 

2' Lojë e mirë pritet mes këtyre dy kombëtareve.

Gjithçka gati për sfidën mes Belgjikës dhe Francës, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Në finale është Spanja e cila pret fituesin e sfidës së sotme.

Belgjika - Franca

Stadiumi “Allianz Stadium” në Torino.

Gjyqtar: D. Siebert (Gjermania).

Belgjika: Courtois - Alderweireld, Denayer, Vertonghen - Castagne, Witsel, Tielemans, Carrasco - De Bruyne, R. Lukaku, E. Hazard.

Franca: Lloris - Koundé, Varane, Hernandez - Pavard, Pogba, Rabiot, Theo, Griezmann - Benzema, Mbappe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat