Ronaldo, futbollisti më i mirë i muajit shtator

Futboll

Ronaldo, futbollisti më i mirë i muajit shtator

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 16:01
Ronaldo, futbollisti më i mirë i muajit shtator

Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë për muajin shtator në Premier League, ndërsa çmimin si trajneri më i mirë për këtë muaj e mori Mikel Arteta.

Portugezi e merr këtë çmim për herë të pestë në karrierën e tij në “Ishull”. CR7 pati impakt të menjëhershëm te skuadra e Solskjaer, duke shënuar në debutim ndaj Newcastle, ndërsa në total, në kampionat, gjatë muajit shtator, shënoi tre gola. Në garë për këtë çmim ishin edhe mbrojtësi i Man. City-t, Joao Cancelo, Rudiger i Chelsea-t, Saint-Maximin i Newcastle, Sarr nga Watford dhe sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah.

Në aspektin personal, Ronaldo e shijoi në maksimum shtatorin, pasi rrugën e golit e gjeti edhe jashtë Premier League-s, duke koleksionuar pesë gola në gjashtë ndeshje.

Pas një nisjes negative, Arteta dhe Arsenali janë rikthyer në shinat e duhura dhe pikërisht ky rikthim ka bërë që tekniku spanjoll të vlerësohet me çmimin e trajnerit më të mire të muajit shtator. Arsenali koleksionoi 9 pikë të plota në tri ndeshjet e muajit, ndërsa jashtë Premier League-s,

“Topçinjtë” siguruan edhe kualifikimin në Kupën e Ligës, duke mundur Wimbeldon. Arsenali e nisi muajin me një fitore ndaj Norwich dhe më pas erdhën sukseset ndaj Burnley-t dhe përballë Tottenhamit.

Pas çmimit, Arteta u shpreh i lumtur, por vlerësimin nuk e konsideron personal.

“Është meritë e skuadrës që unë po marr këtë vlersim. Nisja ishte shumë e dobët, por nuk u dorëzuam.

Kemi punuar shumë dhe tashmë është momenti për të shijuar pak nga kjo ecuri e mirë që kemi ndërtuar, por asgjë s’ka përfunduar, vetëm sapo ka filluar dhe duam të bëjmë përsëri gjëra të mira, kur kampionati të rifillojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat