Pogba nuk është në planet e Juventusit

Futboll

Pogba nuk është në planet e Juventusit

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 18:54
Paul Pogba.

Juventus nuk ka interes që të ribashkohet me mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Mesfushori i Man Unitedit do bëhet agjent i lirë në verë dhe deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me gjigantin anglez për rinovimin e kontratës.

Barcelona dhe Real Madrid kanë ‘luftuar’ për nënshkrimin me Pogba në verë, por është spekuluar edhe për rikthimin në Torino.

Sidoqoftë, ESPN, raporton se “Zonja e Vjetër” ka bërë prioritet mesfushorë të tjerë si Aurelien Tchuoameni bashkë me Alex Witsel, Denis Zakaria dhe Ryan Gravenberch.

Barcelona thuhet se nuk ka para të nënshkruar me Pogba, derisa Reali synon të nënshkruajë parakontratë në janar me 28-vjeçarin, njësoi si me Kylian Mbappe.

Pogba ka shtatë asistime në 10 ndeshje në të gjitha garat, por në katër ndeshjet e fundit nuk ka kontribuar në gol./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat