Chelsea në negociata të avancuara me yllin e Juventusit

Futboll

Chelsea në negociata të avancuara me yllin e Juventusit

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 10:44
Chelsea në negociata të avancuara me yllin e Juventusit

Chelsea raportohet se është në negociata të avancuara me mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt.

Holandezi thuhet se është penduar për kalimin te Juventus, ngase assesi nuk e ka gjetur formën e duhur.

Chelsea dhe Barcelona raportohet se e duan De Ligt, edhe pse Sport raporton se futbollisti dëshiron kalimin në “Camp Nou”.

Chelsea ka pasur kontakt me agjentin e De Ligt, ngase “Blutë” dan një mbrojtës shkaku qe nuk e dinë situatën e Antonio Rudigerit.

Trajneri Thomas Tuchel provoi për të nënshkruar me Jules Kounde nga Sevilla, por nuk ia doli në verë.

22-vjeçari në të kaluarën ka pasur mundësi të kalonte te Barcelona, mirëpo zgjodhi Juventusin në atë kohë dhe mesa duket është penduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat