Dembele afër rikthimit në fushë

Futboll

Dembele afër rikthimit në fushë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 16:53
Ousmane Dembélé

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembélé tashmë ka marrë dritën jeshile për tu rikthyer në fushë.

Sulmuesi francez udhëtoi drejt Finlandës të enjten për t’iu nënshtruar një vlerësimi nën kontrollin e kirurgut të ekipit, Lasse Lempainen, i cili e operoi atë më 28 qershor pas lëndimit të tij në këmbën e djathtë.

Siç raportohet tani nga ‘Esport3’, Dembélé e kaloi me sukses testin dhe ka pëlqimin e mjekëve që e operuan për të marrë driten jeshile për rikthimin në fushë.

Sidoqoftë ndeshja në ‘El Classico’ do të vie shumë shpejtë për të, por ai mund të rikthehet në fushë në mesjavën e ardhshme ndaj Rayo Vallecanos. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat