Tifozët shtynë me 1 orë fillimin e ndeshjes në Francë

Futboll

Tifozët shtynë me 1 orë fillimin e ndeshjes në Francë

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 00:48
Foto ilustrim

Episodet e dhunës dhe kaosit nuk kanë të ndalur në futbollin francez.

Tifozët janë bërë sërish protagonistë, këtë herë ata të St Ettiene të cilët me sjelljen e tyre kanë bërë që sfida ndaj Angers në program për javën e 11-të të Ligue 1 të niste me 1 orë vonesë.

Në shenjë proteste ndaj futbollistëve, drejtuesve të klubit dhe trajnerit Claude Puel për situatën e vështirë në të cilën ndodhet skuadra më e titulluar në Francë, me asnjë fitore dhe vendin e fundit në renditje pas 10 javësh.

Fansat e St Ettiene kanë hedhur tymuese të shumta dhe fishekzjarre në fushë, sende që janë hedhur nga tribuna e tifozëve ultras kanë bërë që sfida të fillojë me një orë vonesë, duke krijuar një situatë kaosi në fushë pasi tymueset dogjën edhe rrjetën e njërës portë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat