Syla: Jam e lumtur që shënova dhe i sigurova fitoren Kosovës

Futboll

Syla: Jam e lumtur që shënova dhe i sigurova fitoren Kosovës

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 19:58
Syla: Jam e lumtur që shënova dhe i sigurova fitoren Kosovës

Futbollistja Liridona Syla është kreatore e fitores së Kombëtares së Kosovës, me rezultat 1:0 ndaj Armenisë, në takimin e vlefshëm të Grupit F në kualifikimet për Kampionatin Botëror -  “Australi & Zelandë e Re 2023”.

Syla shënoi në minutën e 87-të. 

Liridonë Syla është shprehur e lumtur për triumfin.

“Luajtëm mirë, krijuam shumë raste por para portës nuk u treguam të vëmendshme dhe nuk konkretizuam rastet.

Jam e lumtur që shënova dhe i sigurova fitoren Kosovës, e golin e fitores veç Kosovës ia dedikoi edhe babait tim të ndjerë”, thotë Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat