​Xavi-Barcelona, këto janë zhvillimet e fundit

Futboll

​Xavi-Barcelona, këto janë zhvillimet e fundit

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 09:41
​Xavi

Humbja nga Rayo Vallecano i ka kushtuar me shkarkim trajnerit të Barcelonës Ronald Koeman. Vendimin për shkarkimin e tij e mori presidenti i klubit Joao Laporta menjëherë pas ndeshjes, madje raportet nga Spanja theksojnë se ai as nuk e ka pritur një takim me trajnerin holandez.

Punën për ta gjetur një zëvendësues të Koemanit Barcelona e ka nisur menjëherë dhe sipas asaj që raporton “Goal” kjo pozitë i është ofruar legjendës së klubit Xavi Hernandez.

Xavi momentalisht është trajner i skuadrës Al Sadd me të cilën ka një klauzolë lirimi dhe mësohet se dëshira e tij është që të bashkohet me ish-klubin e tij.

Barcelona raportohet se ka shprehur gatishmëri për të paguar pjesën e nevojshme të kontratës së tij me klubin nga Katari vetëm për të siguruar shërbimet 41 vjeçarit.

Ndryshe, Koeman ishte angazhuar si trajner i Barcelonës në gushtin e vitit 2020 duke zëvendësuar Quique Setienin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat