Nota e shqiptarëve kundër Interit

Futboll

Nota e shqiptarëve kundër Interit

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:50
Nota e shqiptarëve kundër Interit

Interi ka marrë pikë të plota në udhëtimin te Empoli, ku regjistroi fitore me rezultat 2:0.

Falë paraqitjes komode, Nerazzurrët kanë marrë notë mesatare shumë më të lartë në raport me ekipin vendas.

Te Empoli nga minuta e parë luajtën mbrojtësi Ardian Ismajli (6.8) dhe mesfushori Nedim Bajrami (6.9), ndërsa nga banka rezervë në pjesën e dytë u inkuadrua Kristjan Asllani (6.3).

Dy golashënuesit Danilo D’Ambrosio (8.7) dhe Federico Dimarco (8.0) janë lojtarët me notat më të larta në këtë sfidë.

Portieri vendas, Guglielmo Vicario (7.8), ka marrë vlerësimin më të mirë te skuadra e tij, kurse nota më e ulët ka shkuar për mesfushorin Samuele Ricci (5.6), i cili u ndëshkua me karton të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat