Rooney i kthehet keq Ronaldos

Futboll

Rooney i kthehet keq Ronaldos

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 14:13
Rooney i kthehet keq Ronaldos

Cristiano Ronaldo do të rikthehej te Manchester United për të dhënë kontributin e tij te djajtë e kuq.

Tashmë si një yll botëror, por portugezi nuk i ka shpëtuar disa humbjeve disi turpëruese për skuadrën.

E fundit ishte fitorja e thellë e Liverpool në shtëpinë e Manchester United me shifrat 0-5. Shumë kritika kishte për Ronaldo-n që nuk po e ndihmonte skuadrën në fazën mbrojtëse, por portugezi është shfajësuar duke thënë se detyra e tij është që të shënojë gola dhe jo që të jetë në prapavijë.

E menjëhershme ishte edhe kundërpërgjigja e Rooney. Pavarësisht shoqërisë së mirë me Ronaldo-n, nuk vendoset para klubit. “Nuk ishte e lehtë që ta shihja ndeshjen me Liverpool. Vura re se shumë lojtarë nuk ishin të gatshëm që të vraponin dhe të ndihmonin mbrojtjen. Kishte shumë që nuk bënë më të mirën për fanellën e klubit dhe kjo është e papranueshme. Këta janë lojtarë të mëdhenj, duhet të japin më shumë për United”, tha Rooney duke goditur indirekt Cristiano Ronaldo-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat