​Messi: Dua të kthehem te Barcelona

Futboll

​Messi: Dua të kthehem te Barcelona

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 09:43
​Messi

Ikona e Argjentinës Lionel Messi shpreson të kthehet në “Camp Nou” në të ardhmen pavarësisht largimit të tij së fundi për t'iu bashkuar Paris Saint-Germain.

Messi thotë se dëshiron të marrë një post si në hierqarkinë drejtuese kur të tërhiqet nga futbolli dhe shpreson që këtë ta bëjë te Barcelona.

Ylli argjentinas kaloi 21 vite me skuadrën katalanase, ku u bë si një nga më të mirët në botën e futbollit, përcjellë KosovaPress.

34-vjeçari u detyrua të largohej nga klubi në verë pasi ata nuk mund ta përballonin një kontratë të re me pagën e lartë të tij.

I pyetur në një intervistë për “Sport” nëse do të kthehej një ditë te Barça, Messi tha: "Po. Unë gjithmonë kam thënë se do të doja të isha në gjendje të ndihmoja klubin.”

“Do të doja të isha sekretar teknik në një moment. Nuk e di nëse do të jetë në Barcelonë apo jo, apo nëse do të jetë diku tjetër”.

“Nëse ka mundësi, do të doja të kontribuoja sërish në atë që mundem sepse është klubi që e dua dhe do të doja që të vazhdojë të jetë mirë, të vazhdojë të rritet dhe të vazhdojë të jetë një nga më të mirët në botë.", tha në fund ylli argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat