Sot bëhet varrimi i përfaqësuesit të FFK-së

Futboll

Sot bëhet varrimi i përfaqësuesit të FFK-së

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 11:25
Sot bëhet varrimi i përfaqësuesit të FFK-së

Sot bëhet varrimi i përfaqësuesit të FFK-së, Nexhat Shoshi

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot në orën 15:00 në Banjë të Pejës do të bëhet varrimi i Nexhat Shoshit, i cili ndërroi jetë më 29 tetor në Gjermani, në moshën 62-vjeçare.

Ai ishte përfaqësues i FFK-së në Gjermani dhe njëri ndër veprimtarët më të dalluar të futbollit të Kosovës në diasporë.

Kontributi i tij për Kosovën ishte shumëdimensional, teksa vizioni dhe afërsia e tij me personalitete të shquara të futbollit gjerman ishin shumë të rëndësishme në procesin e përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në UEFA dhe FIFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat