Media portugeze: Messi, fitues i ‘Topit të Artë’

Futboll

Media portugeze: Messi, fitues i ‘Topit të Artë’

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 21:52
Lionel Messi

Ky është një informacion që mund të shkaktojë shumë diskutime.

Sipas “Radio e Televisao de Portugal”, Lionel Messi ka fituar çmimin e “Topit të Artë” për vitin 2021. Media portugeze pretendon se lojtari argjentinas ka fituar për herë të shtatë çmimin e lojtarit më të mirë, duke e pasuar veten, fitues në vitin 2019.

Edicioni i vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas medias portugeze, sulmuesi i Paris Saint-Germain është informuar se kishte fituar këtë çmim dhe madje ka dhënë tashmë intervistën e zakonshme për France Football, organizator historik i ngjarjes. Ndërsa emrat e Karim Benzema, Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo ishin përmendur, fituesi i Kupës së Amerikës do të bëhet lojtari i parë që fiton shtatë herë “Topin e Artë”.

Kujtojmë se trofeu do të ndahet më 29 nëntor, në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat