Tetova shumë më i qetë pas fitores në Skenderaj

Futboll

Tetova shumë më i qetë pas fitores në Skenderaj

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 15:50
Tetova shumë më i qetë pas fitores në Skenderaj

Ulpiana ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Drenicës, duke e mposhtur me rezultat 1-0, me golin e shënuar në fund të takimit.

Pas ndeshjes, trajneri i lipjanasve, Edlir Tetovai është prononcuar për media, duke theksuar se pjesa e dytë ishte vendimtare, ku ekipi i tij rregulloi ekuilibrin dhe arriti deri te fitorja.

Ne vinim nga rezultatet pozitive të skuadrës dhe ishte gjë e mirë për ekipin. Brenda ekipit morali me të vërtetë është shumë i lartë.

Provuam disa herë kundërsulmin ndërsa në pjesën e parë kishim defekte në mbulimin e pozitave në mesfushë.

“Gjatë pjesës së dytë e rregulluam ekuilibrinë tonë dhe arritëm që ta fitojmë këtë duel”, tha pas takimit Tetova për Art Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat