Atletico e çudive, fitoren e shndërron në barazim

Futboll

Atletico e çudive, fitoren e shndërron në barazim

Nga: K.Goca Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:09
Atletico e çudive, fitoren e shndërron në barazim

Atletico Madridi kthehet me një pikë nga stadiumi "Mestalla". 

Madridasit barazojnë me rezultat 3:3 ndaj Valencisë, në takimin e javës së 13-të të Kampionatit të Spanjës.

Futbollistët Suarez (35'), Gruezmann (58') e Vrshajlko (62') shënuan për Atleticon dhe Saviq (50'-autogol)  e Duro (90+2' e 90+6') për Valencinë. 

Griezmann shënon nga rreth 20 metra në minutën e 58-të.

Reali kryeson me 27 pikë, pasojnë Sociedad 25, Sevilla 24, Atletico 23, Betis 21, Vallecano 20, Osasuna 19, Athletic Bilbao 18, Barcelona 17, Valencia 17, Espanyol 17 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat