Hysaj: Të shkojmë sa më të përgatitur kundër Anglisë

Futboll

Hysaj: Të shkojmë sa më të përgatitur kundër Anglisë

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 23:48
Hysaj: Të shkojmë sa më të përgatitur kundër Anglisë

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ishte i ftuar në emsionin ‘’Sport News Plus’’ të moderatores Enxhi Biba në News 24, ku foli për grumbullimin e Shqipërisë, sfidën me Anglinë, elementet e rinj te kuqezinjtë si dhe aventurën që po përjeton te Lacio.

Kualifikimi: Sigurisht që besojmë, gjithë bota beson deri sa na lejon matematika. Të shkojmë sa më të përgatitur, dhe të mos e braktisim anijen.

Objektivi: Besoj se objektivin nuk  e kemi arritur, pasi ishte kualifikimi. Por me lojën që kemi bërë kemi treguar që na pret një e ardhme e madhe dhe mund të bëjmë shumë mire.

Sfida me Anglinë: Sfidë shumë e bukur që çdo lojtar e ka në ëndërr të luajë në Uembli, besoj se do të kemi tifozë që do të na mbështesin se ka shumë shqiptarë në Londër. E sigurtë që do të luajmë të gjithë ndeshjen, dhe duhet të dimë që është Anglia dhe duhet të jemi të përqendraur.

Grumbullimi: Çunat kanë qenë gjithmonë të mire, gati sepse kush vjen këtu e di mire që vjen për të luajtur dhe për të treguar vlerat tona. I kishim munguar njëri-tjetrit, dhe thjesht duhet të jemi të qetë.

Interesimi nga skuadra angleze: Interesim ka pasur para disa kohësh, por siç ndodhi nuk mu krijua mundësia me ik në Angli, por jam i kënaqur me zgjedhjet e mia, Italia është si shtëpia ime e dytë, kam gjetur dhe trajnerin që kam pasur para disa vitesh dhe jam shumë i lumtur.

Përballja me sulmuesit: Si Levandovski, Kejn dhe shumë lojtarë të tjerë janë lojtarë me nivel botëror, Levandovski është tipik nga ata golashënues që të jep vlera dhe të zgjidh punë para portës, dhe Herri Kejn kështu.

Më i vjetri në Kombëtare: Janë shumë vite që jam pjesë e Kombëtares, dhe çdo vit behet më i bukur. Dikur e shikoja në TV ishte e çuditshme, tani është ndjesi tjetër, të njohin të gjithë, duhet të bëjmë krenarë shumë shqiptare. E vetmja mënyrë për të shprehur ambiciet është nëpërmjet futbollit, pasi kemi vuajtur shumë. Duhet të kemi kujdes me paraqitjen tona, me vite kemi ndryshuar kemi bërë mire, ndoshta nuk i kemi vënë re, kemi ndryshuar po kërkojmë shumë nga vetja, skuadra, klubi. Duhet të japim 100% që të arrijmë objektivat tona.

Kritikat: I kuptoj, pasi kam luajtur në Napoli që ka tifozeritë më të çmendura në të gjithë botën, te Shqipëria po ashtu. Nuk i marr parasysh komentet sepse janë shikues, unë di të them që e kam pasur ëndërr nuk më bëjnë përshtypje komentet negative, i kthej në pozitive, pasi dua të fitoj ku ka më bukur. Nuk e besoj se është një lojtarë që jep më pak te Kombëtarja, se te klubi.

Lideri: Lorik Cana do të mbetet gjithmonë lider i Kombëtares, dhe do të ketë respektin tone gjithmonë. Jemi të rritur, profesionist, të rinjtë kanë respekt për ne që jemi më të vjetër, dhe ne mundohemi t’i bëjmë për vete, pasi ne kemi vuajtur se ishin më të ashpër lojtarët e vjetër me ne.

Broja: Shpresoj që të jetë e ardhmja, më i miri i botës që të an ndihmojnë të fitojmë ndeshje. Kënaqem kur dëgjoj që shënojnë Cikalleshi, Broja, Uzuni, ishalla shënojnë dhe këtu të fitojmë ndeshje.

Kumbulla: Kam folur dhe në Itali, Kumbulla është i ri që duhet të përqendrohet të jetë punëtor, të mos ndikohet nga jashtë.Trajneri duhet dëgjuar, por duhet të flasë puna dhe jo goja.

Më mirë një pikë ndaj Anglisë, apo të mposhtë Romën e Kumbullës? Më mire një pike ndaj Anglisë, pasi me Kumbullën kemi ndeshje plot, dhe kemi kohë të konkurrojmë me njëri-tjetrin. Me Shqipërinë të arrijmë ndonjë Botëror ose ndonjë kompeticon tjetër.

Mbrojtja: Besoj se ky grup që kemi tani s’ka pas shumë Shqipëria, pasi luajmë të gjithë në komptecione të larta. Janë dhe lojtarët të tjerë në lojë, nuk jemi vetëm ne. Punojmë që mos të marrim gol, të jemi më të forte në mbrojtje. Mund të japim më shumë, por të gjithë jemi 100% kur hyjmë në fushë.

Shqipëria e Rejas: E lehtë nuk është për ndryshimet, por për lojtarë si ne duhet të jesh gati kur ta kërkon trajneri. E di kualitetin tim, e di ça mund të të jap dhe kërkoj shumë nga vetja, Mendimi është që kudo të më pozicionojnë do të jap maksimumin.

Sarri: S’kemi ndryshuar asnjëherë, pasi sapo u rikthye. Të gjithë lojtarët thonë ‘’paskeni këtë raport kështu’’. Kurrë nuk flas shumë me trajnerin, kemi pasur probleme me futbollin, nuk kemi pasur ndonjë raport të bukur, por më ka kërkuar llogari për lojën. Është tip i veçante, pasi kur të jep besim dua ta kënaq. Kur më mori përsëri te Lacio, ose më kërkoj te Çelsi dhe unë dua të jap trefishin për të pasi e meriton.

Lacio: Ndihem shumë mire, jam i kënaqur, Lacio është ekip i madh po investojnë të arrijnë maksimumin. Më kanë kërkuar më përpara, por s’kanë gjetur marrëveshjen, tani që shkova shpresojmë të arrijmë objektivat tona.

Seria A: Napoli dihet që ka skuadër shumë të mire, shpresoj që nëse nuk e arrijmë ne titullin, ta fitojë Napoli. Ose Napoli, ose Lacio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat