​Kualifikimet drejt “Katar 2022”, derbi mes Anglisë e Shqipërisë dhe Italisë e Zvicrës

Futboll

​Kualifikimet drejt “Katar 2022”, derbi mes Anglisë e Shqipërisë dhe Italisë e Zvicrës

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 09:14
Ilustrim

Kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022” do të vazhdojnë edhe sot me disa ndeshje interesante, ndër to edhe dy derbit mes Anglisë e Shqipërisë dhe ajo mes Italisë e Zvicrës.

Me fillim nga ora 20:45 Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë mysafire në stadiumin “Wembley” kundër Anglisë, kurse Italia pret në shtëpi në stadiumin “Olimpico” Zvicrën, përcjell KosovaPress.

Programin e sotëm të këtyre kualifikimeve do ta hap përballja mes Moldavisë dhe Kombëtares së Skocisë, ndeshje kjo e cila zhvillohet stadiumin “Zimbru” nga ora 18:00.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe Kombëtarja e Hungarisë, e cila me fillim nga ora 20:45 e pret në shtëpi San Marinon.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të fazës së grupeve në kualifikimet për në Botërorin “Katar 2022” e gjeni më poshtë.

Grupi C

20:45 Italia – Zvicra

20:45 Irlanda e Veriut – Lituania

Grupi F

18:00 Moldavia – Skocia

20:45 Austria – Izraeli

20:45 Danimarka – Ishujt Faroe

Grupi I

20:45 Andorra – Polonia

20:45 Anglia – Shqipëria

20:45 Hungaria – San Marino 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat