Harry Kane shkruan historinë

Futboll

Harry Kane shkruan historinë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 23:10
Harry Kane shkruan historinë

Ka mbaruar ndeshja në Wembley mes Anglisë dhe Shqipërisë.

Një rezultat i vulosur në 45′ e para me Harry Kane që shkruan historinë pasi me hat-trick e tij të shënuar sonte (me të majtën, të djathtën dhe me kokë) është i pari që e bën me Tre Luanët që prej vitit 1993 kur ishte David Platt ai që shënonte kështu brenda një ndeshje…

Kapiteni anglez ishte spektakolar, teksa ka gjetur edhe një mbrojtje totalisht të çakorduar kuqezi.

Eshtë Maguire ai që gjen avantazhin pas 9 minuash, ndërsa në mes është rasti i Uzunit përballë portierit dhe dy dëmtimet e Bare dhe Kumbullës…

Spektakli anglez vazhdon me golat e Henderson dhe dy herë Kane sërish.

Pjesa e parë mbyllet 5-0 dhe rezultati do të vazhdojë kaq deri në fund teksa Anglia në pjesën e dytë duket se kursehet.

Shqipëria mbetet kështu në vend të tretë, teksa Anglia dhe Polonia tashmë janë në vend të parë dhe të dytë. Skuadra britanike sfidon tashmë San Marino në ndeshjen e fundit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat