Juventusi në alarm

Futboll

Juventusi në alarm

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 12:03
Juventusi në alarm

Këto janë ankthi te Juventusi, në pritje për të kuptuar më mirë kushtet shëndetësore të Paulo Dybala dhe Rodrigo Bentancur. Të dy ishin protagonistë të ndeshjes mes Uruguajit dhe Argjentinës, por u detyruan të largoheshin nga fusha për shkak të problemeve fizike.

Sulmuesi argjentinas, i cili u rikthye titular me Albiceleste pas dy vitesh (18 nëntor 2019, edhe në atë rrethanë kundër Uruguajit) mbeti në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë për një shqetësim muskulor, pasi kishte dhënë asistin për golin e Di Marias, që vendosi ndeshjen.

Nga ana tjetër, mesfushori uruguajan ka marrë një goditje të keqe në gju, në fund të ndeshjes, në tentativën (e suksesshme) për të bllokuar Correa. Situata e Bentancur do të verifikohet në orët në vijim.

Pas saktësisht një jave, Juve do të kthehet në fushë në Serie A, ndaj Lazios.

Allegri tashmë duhet të përballet me humbjen e Chiellinit (inflamacion i tendinit të Akilit), i cili iu bashkua De Sciglio në infermierinë bardhezi.

I rikuperuar plotësisht nga dëmtimi është Kean, gati për t’u rikthyer në fushë, pas disa javësh në “bokse”. Në këto orë, ankthi për lëndimet e dyshes amerikano-jugore është i madh.

Dybala ka luajtur shumë javët e fundit, pas rikuperimit nga dëmtimi i muskujve, që e mbajti larg fushave për gati një muaj, nga fundi i shtatorit deri në mes të tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat