“Dardanët” para ndeshjes Greqi – Kosovë: Uleni kokën dhe bëni çmos

Futboll

“Dardanët” para ndeshjes Greqi – Kosovë: Uleni kokën dhe bëni çmos

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:48
“Dardanët” para ndeshjes Greqi – Kosovë: Uleni kokën dhe bëni çmos

“Dardanët” do të jenë prezent nesër në “Toumba Arena” në Selanik.

Nesër Kosova e luan ndeshjen e fundit eliminatore për “Katar 2022” ndaj Greqisë.

Për këtë ndeshje, “Dardanët” kanë kërkuar që futbollistët ta ulin kokën dhe të bëjnë çmos që nesër t’i gëzojnë tifozët.

“Dardanët” gjithashtu kanë theksuar se në këto eliminatore nuk ishte Kosova që donin, teksa shtuan se një “rrëshqitje” edhe ndaj Greqisë nuk do të arsyetohet.

Postimi i plotë nga “Dardanët”:

“Kombëtarja jonë nesër përfundon kualifikueset për botërorin Katar 2022.

Nuk ishte kjo Kosova që donim. Nuk ishte kjo Kosova që ne kishim pritshmëri ta shohim. Nuk është kjo Kosova qe ne kemi dëshirë ta shohim.

Megjithatë, ndaj Greqisë në Athinë një rrëshqitje e radhës nuk arsyetohet. Djelmoshat ta ulin kokën dhe të bëjnë çmos që tifozëve kosovarë t’ua ofrojnë një buzëqeshje meritore në ndeshjen e fundit të vitit.

Forca Kosova!

Besa, besë!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat