Skandal në Katar

Futboll

Skandal në Katar

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:45
Skandal në Katar

Katari do të jetë vendi pritës për Botërorin 2022 dhe përgatitjet për eventin kanë kohë që kanë nisur. 

Por një lajm ka tronditur botën e futbollit lidhur me emigrantët që punojnë për organizimin e Botërorit.

Sipas raportimeve mësohet se punonjësve u është kërkuar që të largohen në muajin gusht nga Katar. Kjo ka sjellë frikë tek punonjësit pasi ata nuk mund të paguajnë borxhin që morën për të punuar në këtë vend.  

Punonjësi i të drejtave të emigrantëve, Mei Romanos foli për ketë çështje.

“Jemi të shqetësuar për shkak të raportimeve të fundit që shumë punonjës janë kërkuar të lënë vendin përpara fillimit të Botërorit. E dimë që shumë punëmarrës marrin punëtorë në të zezë, duke mos paguar taksa”.

‘Organizata e Futbollit’ është duke parë me kujdes këtë çështje dhe ka ngulmuar që emigrantët dhe të gjithë punonjësit e tjerë të trajtohen sa më mirë. Këtu përfshihen dhënia e pagave të prapambetura dhe investigim për vdekje gjatë punës.

Akoma nuk është dhënë një deklaratë nga organizatorët e Botërorit, por zërat e shumtë lidhur me këtë temë mund të prishin imazhin e Katarit përpara eventit madhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat