Atletico Madrid fiton apelin

Futboll

Atletico Madrid fiton apelin

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 18:19
Atletico Madrid fiton apelin

Atletico Madrid ka marrë një lajm të mirë përpara ndeshjes së rëndësishme ndaj Milanit në Champions. Antuan Grizman do të jetë prezent ndaj kuqezinjve pas apelit të klubit në UEFA.

Grizman mori një karton të kuq në ndeshjen ndaj Liverpulit në transfertë dhe si rrjedhojë mungoi në ndeshjen e kthimit kundër anglezëve.

30 vjeçari u ndëshkua pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Firminjos dhe u dënua për 2 ndeshje nga UEFA.

Atletiko apeloi këtë vendim dhe ja doli që të ulte dënimin në vetëm 1 ndeshje. Kështu që francezi do të jetë prezent në ndeshjen kundër Milanit.

‘Los Colchoneros’ ndodhen në vendin e 3 në Grupin B me 4 pikë, kurse Milani në të fundit me vetëm 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat