Një mungesë shumë e rëndë për Spallettin

Futboll

Një mungesë shumë e rëndë për Spallettin

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 14:26
Një mungesë shumë e rëndë për Spallettin

Zgjimi i keq për skuadrën e Napolit, e cila nesër do të përballet me Interin në ndeshjen e madhe të javës së 13-të të Serie A. Matteo Politano nuk mund të jetë në “San Siro”, sepse ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ky është njoftimi për shtyp i lëshuar nga klubi blu sot: “SSCN raporton se futbollisti Matteo Politano ka rezultuar pozitiv në tamponin molekular të kryer dje. Lojtari, i vaksinuar me dy doza, është asimptomatik dhe në izolim në shtëpi.

Janë zbatuar të gjitha procedurat e parashikuara nga autoritetet shëndetësore. Grupi ynë i lojtarëve do të kryejë një raund të mëtejshëm tamponësh gjatë ditës, përpara nisjes për në Milano”.

Një mungesë shumë e rëndë për Spalletti, i cili nuk do të mund të llogarisë krahun e djathtë të sulmit. Lozano do të veprojë në atë zonë të fushës, i freskët nga përpjekjet ndërkontinentale me Meksikën në kualifikueset botërore të CONCACAF.

Për Politanon, i cili i kishte luajtur të gjitha ndeshjet e deritanishme të Napolit, kjo është mungesa e parë sezonale. Ai s’do të luajë dot ndaj ish-skuadrës, në radhët e së cilës militoi për një sezon e gjysmë, nga vera 2018 deri në janar 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat