Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, tregon se si me një shprehje katastrofë e hutoi Franjo Tuxhmanin  

Futboll

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, tregon se si me një shprehje katastrofë e hutoi Franjo Tuxhmanin  

Nga: K.Goca Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 12:50
Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, tregon se si me një shprehje katastrofë e hutoi Franjo Tuxhmanin  

Ish trajneri i mirënjohur kroat, ish trajneri i Prishtinës (në vitin 1985), Mirosllav Çiro Blazheviq, ka zbuluar një anekdotë interesante nga periudha kur ishte anëtar i HDZ-së kroate.

Edhe pse po bën një betejë të ashpër me kancerin dhe parashikimet e mjekëve nuk janë më të mirat, eksperti i njohur kroat i futbollit nuk e ka braktisur optimizmin dhe shpirtin i tij gazmor. Çiro mbetet Çiro.

Në një intervistë për “RTL” kroat, trajneri i njohur ka treguar anekdota nga karriera e tij e pasur me stilin e tij të njohur.

"Unë po e shikoj ndeshjen në Split dhe më dhemb, duhet të marr një barna dhe para se ta marr shënojmë gol, rusët shënojnë autogol Betohem në nënën time Kata, asgjë nuk më dhemb më", thotë eksperti kroat pas kualifikimit në Kampionatin Botëror në Katar.

Lada Marinoviç i kërkoi të deklarohej për një çështje 'të vështirë', të zgjidhte mes Tuxhmanit dhe Milanoviçit, e Çiro u përgjigj në stilin e tij:

"Askush nuk mund të krahasohet me Tuxhmanin. Ai është njeriu më i përsosur".

Ai zbuloi gjithashtu një anekdotë të panjohur për Franjo Tuxhmanin, ish president kroat (i ndjeri).

"Kur thashë se Iviq Pashaliq ishte p.... ai me kapi fjalë për fjalë! Që të mos ndodhte më, dhe e kuptova shumë mirë. Eca në rrugë dhe bërtita: Pashaliq nuk është p...!" - zbulon Çiro.

Në fund, trajneri kroat tha: "Nëse më duhet të largohem tashmë, mos u pendoni, i realizova të gjitha ëndrrat e mia rinore", tha mes të tjera ai,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat