Një vendim i pakuptueshëm

Futboll

Një vendim i pakuptueshëm

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 15:40
Një vendim i pakuptueshëm

Barcelona e ka nisur me fitore këtë epokë të re me trajnerin Xavi.

Katalanasit arritën që të mposhtnin me shifrat 1-0 Espanjolin, duke krijuar volum loje, por pa arritur që të konkretizojnë rastet e tyre. Shumë diskutime ka pasur për golin e realizuar, teksa Depay arriti të shënonte nga 11-metrat.

Holandezi i Barcelonës arriti që të vidhte një penallti duke aktruar jo pak në momentin e përplasjes me mbrojtësin e Espanjolit.

Përsëritja e pamjeve tregon qartë se lojtari kundërshtar do të kishte kontakt vetëm me topin, por edhe pse VAR është prezent, Barcelona ia doli t’ia hedhi paq me vendimin e padrejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat