Sot dueli i kreut të Superiores/ Kukësi pret Tiranën në Shkodër, Dinamo përballet me Egnatian

Futboll

Sot dueli i kreut të Superiores/ Kukësi pret Tiranën në Shkodër, Dinamo përballet me Egnatian

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 15:40
Foto

Sot do të luhen dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 9, e fundit për fazën e parë të Abissnet Superiores. Në ‘Loro Borici’ të Shkodrës, Kukësi do të luajë ndaj  Tiranës, në atë që është supersfida e kësaj jave në futbollin shqiptar pasi përballë dy skuadrat që kryesojnë klasifikimin e kampionatit.

Tirana ka qenë dukshëm më mirë se rivalet e saj që e tregon edhe diferenca prej 6 pikësh që me vendin e dytë që mbajnë aktualisht verilindorët. Bardheblutë vijnë në këtë ndeshje pas eliminimit në Kupë nga Dinamo, në një ndeshje që zgjati 120 minuta.

Nga ana e tij Kukësi është në një moment më të vështirë dhe në këtë ndeshje me kryeqytetasit do të kërkojë që të harrojë si humbjen ndaj Skënderbeut në kampionat ashtu edhe eliminimin surprizë në Kupë nga Egtnatia.

Po sot do të luhet edhe ndeshja mes Dinamos dhe Egnatias. Kjo përballje është edhe ajo e dy skuadrave që kanë ardhur nga kategoria e Parë dhe diferenca mes tyre është shumë e vogël në klasifikim, Egnatia ka 10 pikë pas 9 javëve, kundrejt 9 të Dinamos. Të dyja këto sfida do të transmetohen ekskluzivisht në platformën Digitalb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat