Llapi shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave në Bullgari

Futboll

Llapi shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave në Bullgari

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 13:40
Llapi shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave në Bullgari

Sot (e martë) në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një ngjarje e trishtuar, ku në një aksident tragjikë humbën jetën disa persona shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Ata derisa po ktheheshin në familjet e tyre pas një vizite në Turqia, autobusi me të cilin po udhëtonin ka pësuar aksident, duke marrë flakë, me çka edhe humbën jetën shumica e udhëtarëve.

Nga ky aksident tragjik thellësisht është prekur edhe skuadra kosovare Llapi, e cila ka ngushëlluar familjarët e viktimave.

Postimi i plotë i klubit (pa ndërhyrje):

“Thellësisht të pikëlluar dhe të tronditur nga aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari.

Klubi ynë KF Llapi iu shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre prej tyre mbi 45 persona nga Maqedonia e Veriut.

Bashkëndjejmë dhimbjen e njëjtë me familjarët e të gjithë personave që humbën jetën dhe lusim Zotin që raste të tilla mos të ndodhin kurrë”, ka shkruar KF Llapi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat