Një lloj derbi për spanjollin e ri

Futboll

Një lloj derbi për spanjollin e ri

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 12:40
Brahim Diaz

Mesfushori me tipare sulmuese i Milanit, Brahim Diaz, ka folur për El Pais për ndeshjen e sotme kundër Atletico-s.

Një lloj derbi për spanjollin e ri, duke qenë se kartoni i tij është ende në duart e Real Madridit. Ai foli mbi dëshirën që kanë për ta fituar këtë ndeshje si dhe nuk i kurseu elozhet për Zlatan Ibrahimoviç.

“Matematikisht ne ende mund të kualifikohemi. Ne e besojmë atë. Deri tani na ka munguar ai pak fat që nevojitet gjithmonë në Champions League, edhe kur kemi treguar se dimë të luajmë po aq mirë sa në ndeshjen me Liverpool.

Ne gjithashtu bëmë një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë kundër Atleticos. Synimi për këtë mbrëmje është të dalim në fushë, duke propozuar lojën tonë dhe të sjellim tre pikët”.

NJË LLOJ DERBI- “Nuk po mendoj për këtë, por për ekipin. Sigurisht që jam rritur te Real Madrid, por nuk kam dëshirë të hakmerrem ndaj Atletico-s, dua vetëm ta ndihmoj skuadrën të fitojë për të synuar sërish kualifikimin”.

Ibrahimoviç: “Është i jashtëzakonshëm. Do të doja të kisha aftësinë e tij për të shënuar, aftësinë e tij për të kuptuar futbollin, gjë që e ka fituar me përvojë.

Ai gjithmonë di të japë këshilla të mira, duke të treguar se ku do të shkojë topi. Është një lojtar i kompletuar dhe bën shumë dëme në zonë. Është i paparashikueshëm. Ai mund të shënojë në çdo mënyrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat