Një vit nga vdekja e Maradonës

Futboll

Një vit nga vdekja e Maradonës

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 09:54
Dieago Armando Maradona

25 nëntor 2020, ora 17:30, nga Argjentina shpërndahet lajmi se Dieago Armando Maradona ka ndërruar jetë. Ishte një pasditë e ftohtë në Champions League.  25 nëntori do të jetë një ditë e pakëndshme për Maradonët dhe për të gjithë tifozët e futbollit.

Ai nuk ishte vetëm një legjendë, ai nuk ishte një person i thjeshtë, për shumë njerëz ai ishte zot.

Në kto 365 ditë ka patur homazhe të panumërta që i janë bërë në mbarë botën, Buunos Aires, Napoli dhe në shumë cepa të tjerë të globit të cilët kanë kujtuar figurën e një djali kontrovers, të shkëlqyer në fushën e futbollit dhe që la në gjurmë në të gjitha kuptimet në botën e futbollit.

Disa çështje të hapura:

Për momentin, çështja për një neglizhencë të mundshme mjekësore të shtatë profesionistëve të implikuar në një “vrasje të thjeshtë” të mundshme është ende e hapur në gjykatë.

Trashëgimia e tij është kthyer në një luftë të pamëshirshme që sapo ka nisur mes avokatit të tij, Matias Morla, tashmë pronar zyrtar, me motrat Maradona, vëllezërit e yllit, ish-gruaja e tij e vetme, Claudia Villafane dhe pesë fëmijët e tij të njohur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat