Premier Liga angleze, ndeshja kryesore ajo mes Liverpool dhe Southampton

Futboll

Premier Liga angleze, ndeshja kryesore ajo mes Liverpool dhe Southampton

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 13 të sezonit 2021/22.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të jetë ajo mes skuadrës së Arsenal dhe Newcastle United, e cila zhvillohet në stadiumin “Emirates” me fillim nga ora 13:30.

Ndërkaq, përballja më interesante do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 ku në stadiumin “Anfield Road” gjigandi anglez Liverpool pret në shtëpi skuadrën e Southampton.

Momentalisht, pas 12 ndeshjeve të zhvilluara tabela kryesohet nga Chelsea që ka 29 pikë, tre më shumë se Manchester City në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Liverpooli me 25 pikë dhe West Ham me 23 sosh.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.

13:30 Arsenal – Newcastle

16:00 Crystal Palace – Aston Villa

16:00 Liverpool – Southampton

16:00 Norwich City – Wolverhampton

18:30 Brighton – Leeds United

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat