Berisha: Skënderbeu familje e madhe

Futboll

Berisha: Skënderbeu familje e madhe

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 19:17
Berisha: Skënderbeu familje e madhe

Elvi Berisha komentoi barazimin 0-0 kundër Tiranës në “Gol pas Goli” në Superport. Sulmuesi i Skënderbeut “vajton” rastet e humbura, teksa flet rreth momentin shumë të mirë të skuadrës korçare.

“Rasti im? Ishte mundësia më e mirë e jona. Mendoj se kemi humbur shumë raste sot, mund të merrnim tre pikët në këtë ndeshje. Besoj se ky sezon është më i mirë, ekipi është më i konsoliduar, kemi dy vjet bashkë dhe mendoj se jemi më të fortë.

Na është rritur besimi, edhe sot mund ta kishim fituar ndeshjen me pak fat. Unë kam një raport shumë të mirë me presorin. Jemi si familje e madhe këtu, kemi raporte shumë të mira të gjithë.

Nuk ka pasur probleme, unë kam pasur disa probleme shëndetësore këtë javë, nuk kam kryer stërvitje të plotë. Këto ndeshjet e fundit kemi bashkëpunuar mirë, po vazhdojmë po rritemi dita ditës.

Kush janë skuadrat që mund të lëmë pas? Nuk mund të jap emra, është kampionat i hapur shumë. Nuk e di, mendoj se do luftojmë deri në fund. Do t’i marrim ndeshjet një nga një, nuk kemi problem asnjë ekip, si ata sipër dhe poshtë nesh”, përfundoi sulmuesi i Skënderbeut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat